Në një deklaratë të fundit, përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Angelina Eichhorst, shprehu keqardhjen e BE-së për mos-përdorimin e emrit kushtetues “Maqedonia e Veriut” nga Presidentja e sapozgjedhur, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë ceremonisë së saj të betimit. Ky akt i lënë pa përmendur emrin e vendit sipas Marrëveshjes së Prespës, dhe ka nxitur reagime në nivelin europian.

Eichhorst theksoi rëndësinë që Maqedonia e Veriut të vazhdojë të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare dhe të detyrueshme ligjërisht, duke përfshirë këtu edhe Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, e cila është një hap kyç në rrugën e vendit drejt integrimit në Bashkimin Europian. Bashkimi Europian rikujton angazhimin e tij për të mbështetur Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj reformuese dhe të respektimit të marrëveshjeve të saj ndërkombëtare.

“BE shpreh keqardhje për faktin që presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Siljanovska-Davkova, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit gjatë ceremonisë së betimit të sotëm.

BE rikujton rëndësinë e respektimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, ligjërisht të detyrueshme, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë”, ka shkruar Eichhorst./Indeks.mk/