Në një preskonferencë të mbajtur së fundmi, Elmu Aziri nga Fronti Europian ka ngritur shqetësime serioze mbi integritetin e procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Aziri thekosi se ka pasur keqpërdorim të Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe ka sugjeruar se ka pasur një përpjekje për të ndikuar rezultatet zgjedhore në favor të partive VMRO, LSDM dhe VLEN, duke minuar kështu legjitimitetin e mandateve të fituara nga Fronti Europian.

Sipas Azirit, zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit u zhvilluan në një atmosferë të qetë dhe u legjitimuan nga institucionet zgjedhore dhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Megjithatë, ai thekson se vendimi për rivotim në disa vendvotime, veçanërisht në zonat ku vetë ankimuesit ishte fitues, është një akt i padrejtë dhe i krahasueshëm me praktikat e monizmit. Fronti Europian ka reaguar duke njoftuar institucionet përkatëse dhe faktorin ndërkombëtar për këto zhvillime, duke theksuar se ka prova të instruksioneve partiake të dhëna anëtarëve të KSHZ-së.

Fjalimi i plotë:
Të nderuara media dhe qytetarë, të gjithë ishin dëshimitar dje deri vonë në orët e mëngjesit edhe ne, edhe media, edhe qytetarët edhe komuniteti ndërkombëtarë, për keqpërdorimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, dhe tentativën për zgjedhje partiake, dhe institucionale, pa asnjë argument të dy mandateve të Frontit Europian me marrëveshje midis VMRO-së, LSDM-së dhe VLEN-it.
Zgjedhjet e 24 prillit, dhe 8 majit kaluan në një atmosferë të qetë dhe u legjitimuan jo vetëm nga institucionet zgjedhore, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar ku i trguan votën demokratike se mund të jemi shembull për ruajtjen e demokracisë.

U konstatua se Fronti Europian është forcë e dytë politike në vend, të njejtat forca politike po bëjnë të pamundurën të kontestojnë atë legjitimitet të cilin Fronti Europian e fitoi nga sovrani më 8 maj, ku u tregua se bëjmë garë fer, të lirë dhe demokratike, ku dhe dolëm fitues njejtë si më 24 prill.

Në mënyrë jo të drejtë, dhe me mbivotim si në kohërat e monizmit në Komisionin Shtetëror Zgjedhor u soll vendim për rivotim në disa vendvotime, në zonën e 5 dhe 6 zgjedhore, në ato vendvotime ku fitues janë palët ankimuese, të cilët votuesit e tyre po i emërtojnë si hajdutë duke poshtëruar kështu një elektorat të tërë.
Ju lajmërojmë se tani kemi alaramuartë gjtiha institucionet përkatëse, dhe faktorin ndërkombëtar, sepse kemi informacione të sakta që anëtarëve të KSHZ-së ditën e premte u janë dhënë instruksione partikae në selitë e tyre, nëpërmjet presionit politik.

Theksojmë se këto veprime janë vepra penale dhe Fronti Europian do të marrë masat e nevojshme, për të mbrojtur votën e lirë demokratike. Ju lajmërojmë se pas marrjes së vendimit të njejtën do ta ankimojmë në Gjykatën Administartive ku do të dëshmohet tentativa e kordinuar e partive politike maqedonase dhe opozitës shqiptare për t’i marrë mandatet nga Fronti Europian, të cilat i kemi fituar nga sovrani.

Apelojmë tek institucionet të veprojnë sipas ligjit pa pranuar presion nga partitë politike, dhe ftojmë komunitetit ndërkombëtar të monitorojë prej së afërmi, sepse po riinstalohet shteti i kapur, dhe mbivotimi, dhe majorizimit etnik.
Të gjithë duhet t’i bëjmë ballë këtij rrikthimi të sistemit antidemokratik, që prodhon kriza ndërkombëtare, fqinjësore, etnike dhe shoqërore./Indeks.mk/