Blerim Bexheti ka dhënë detaje se si u morën vesh që mos të votohet mocioni i mosbesimit për qeverinë dhe tha se donin të ishin parimor ndaj qytetarëve por që Izet Mexhiti nuk doli i tillë dhe e votoi.

Bexheti tha për Mexhitin se ky i fundit ka pranuar që pati një kërkesë nga Zoran Zaev që nuk ka mundur ta refuzoj dhe shtoi se nëse Mexhiti ka shef Zaevin, Bexheti e ka kryetar Ali Ahmetin dhe tha se nuk ka ndërmend ta ndryshoj.

“Nëse ai e ka shef Zaevin, une kryetar e kam Ali Ahmetin gjithë jetën dhe nuk kam ndërmend ta ndërrojë dhe mburrem që udhëtoj me të, dhe që i fitojmë zgjedhjet”, tha Bexheti.