
Naim Bajrami nga Fronti Europian, ka reaguar nga VLEN-it dhe thirrjes së tyre në vota të pastërta shqiptare.
Ai na profilin e tij në Facebook shkruan se po të analizohen votat që VLEN ka marrë në vendbanimet maqedonase, shifrat tregojnë se edhe qytetarë maqedonas, turq por edhe të etnive të tjera kanë votuar për ta.
Reagimi i plotë:
Mjafton të shihet vetëm Komuna e Studeniçanit dhe të vërtetohet se a morri vota të “pastërta shqiptare” Vlen apo këtë fitore e arriti me votat e etnive tjera në këtë komunë. Në fshatin Koliçan i Poshtëm, % e shqiptarëve është zero % ndërsa pikërisht në këtë fshat Vlen morri mbi 400 vota ndërsa Fronti Europian kishte diku 130 vota! E vërteta elektorale është kjo karshi iluzioneve të Izetit me shokë! Këto vota të etnitetit turk në këtë fshat, ishin vendimtare që Vlen të fiton në nivel komune! E njëjta situatë ishte edhe në fshatin Cvetovë të së njëjtës komunë!