Ish-deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Arta Bilalli-Zendeli ka komentuar deklaratën e Izet Mexhitit nga VLEN, cili pranoi se më VMRO-në po negociojnë si humbës.

Bilalli-Zendeli në reagimin e saj shkruan se populli zgjedh dhe vendos se kush i përfaqëson ato në qeveri dhe jo vazalët.

Reagimi i plotë:

Pas kësaj fjalie, u nënkuptua se po të ishte shndërruar në ligj, Marrëveshja e Majit, do të funksiononte parimi që Mandatari të bëj qeverinë me fituesin e bllokut politik të komunitetit të dytë etnik në vend;
Nëse nuk respektohet vullneti i shprehur me votë dhe me çdo kusht, edhe si humbës hyjmë në Qeveri, atëherë humbet nevoja e ekzistimit të partive politike shqiptare dhe e garimit të tyre në zgjedhje.
Nëse për të qenë pjesë e Qeverisë na duhet PËLQYESHMËRIA nga faktori politik jo-shqiptar dhe nuk na duhet PËLQYESHMËRIA nga populli shqiptar, atëherë unë me plot bindje e preferoj të dytën!
E preferoj të dytën sepse konsideroj se koha e vazalëve e vazalitetit, ndarja e shqiptarëve në “të ndershëm” e “të pandershëm” ka mbaruar dhe popullit shqiptar nuk i ka sjellur asnjë dobi edhe kur ka ekzistuar. Prandaj, populli voton e zgjedh e nuk zgjedh as monarku e as mbreti në republikën tonë parlamentare (sepse realisht nuk jetojmë as në Mbretëri e as në Monarki por në republikë parlamentare).

https://www.facebook.com/100010439956080/videos/1619341041961262/