Albania's Amir Abrashi reacts after the Euro 2016 Group A soccer match between Romania and Albania at the Grand Stade in Decines-­Charpieu, near Lyon, France, Sunday, June 19, 2016. Albania won 1-0. (AP Photo/Laurent Cipriani)

Amir Abrashi rikthehet në Kombëtaren e Shqipërisë dhe ka marrë ftesë për në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’. Trajneri Silvinjo e ka përfshirë në listën prej 27 futbollistëve, ku në fund do të largohet një nga ta. Padyshim që befasia ka qenë ftesa e Amir Abrashit, një futbollist që gjithmonë ka dhënë maksimumin për kombëtaren e Shqipwrisw në 11 vite sa ka luajtur për “kuqezinjtë”.

Abrashi nuk ishte ftuar në muajt e fundit, por tani Silvinjo e ka ftuar dhe ka arsyetuar ftesën që ka bërë për kapitenin e skuadrës zvicerane Grasshoppers.

“Abrashi është një lojtar me shumë eksperiencë. Është i vetmi mesfushor që ka luajtur në Euro 2016 dhe ai ka një grintë, ka bërë gjithmonë mirë me Kombëtaren. Ai është në formë shumë të mirë dhe do të na ndihmojë shumë në Evropian”, tha Silvinjo