Kryetari i Komunës së Gostivarit, njëherë edhe ish kandidat për president nga opozita shqiptare, Arben Taravari, ka pranuar se zgjedhjet lokale do ti fitojë sipas tij ASH-ja, por me ndihmën e VMRO-së.
Sipas tij, votat e VMRO-së janë vendimtare dhe ato do ti marrë kandidati shqiptar i opozitës.
Me këtë Taravari e pranoi edhe një herë se mandatet e kaluara në krye të Gostivarit i ka falë votave të marra nga VMRO-DPMNE-ja.
Ai ka thënë se edhe zgjedhjet e fundit lokale i ka fituar me diferencë të votave të VMRO-së.
“Albert, ti e din shumë mirë se di qëndrojmë ne në Gostivar. Kurdo që dalin në zgjedhje, ne e fitojmë. ASH-ja së bashku me VMRO-në e cila ka mbi 5 mijë vota, përsëri fiton, edhe nëse bashkohen BDI-LSDM sepse LSDM ka 1 mijë vota ndërsa VMRO ka mbi 5 mijë. Në zgjedhjet e kaluara e kam fituar Nevzat Bejtën me diferencë më mbi 5 mijë vota…”