Kryetari i ri i Kuvendit, Afrim Gashi, në podcast-it e Televizionit Sitel, ka thënë se një gabim në përkthim ka qenë shkaku i titujve se Kosova është atdheu i tij.
Ai ka shpjeguar kuptimin e fjalëve që ka përdorur dhe siguron se nuk ka njeri që e do Maqedoninë më shumë se ai.
“Unë e dua Maqedoninë më shumë se kushdo tjetër. Jam rritur këtu, fqinjët e mi janë maqedonas dhe pothuajse njëherazi kam filluar të flas shqip dhe maqedonisht”, deklaroi Gashi