Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, foli për çështjen e majorizimit politik në Maqedoninë e Veriut, ku duke iu referuar Marrëveshjeve të Ohrit dhe Prespës, të cilat kanë qenë pjesë e diskutimeve politike, Sela ka theksuar se po bëhet padrejtësi në lidhje me mbivotimin dhe pengimin e bashkësive tjera ndëretnike.

Sipas Selës, forma e badenterit në parlament ka adresuar disa nga këto shqetësime, por ka ende punë për të bërë për të rregulluar majorizimin që po ndodh në masë.

“Janë disa marrëveshje që janë nënshkruar, si Marrëveshja e Ohrit dhe Prespës, ku ata kanë qenë pjesë e atyre marrëveshjeve. Një ndër temat kryesore që është dikutuar ka qenë majorizimi, pengimi i mbivotimit që u ndodh bashkësive tjera ndëretinke, e rregulluar me formën e badenterit në parlament, por ka ngel pa rregulluar me ligj kjo formë tjetër e majorizimit që po ndodh në masë. Po mbivotohen 30 për qind të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, duhet që ta rregullojmë edhe këtë fazën tjetër. Çfarë ndodhi tani me mbivotimin që po ja bën tani në rastin konkret blloku maqedonas, që morri shumicën VMRO DPMNE-ja. Në ndërkoh që shqiptarët janë deklaruar se kush janë shumica e tyre dhe këto ngelën të pa trajtuara, ky është majorizim, dhe nuk ka vesh kush t’i dëgjojë, ky është majorizimi më i keq dhe më i ligu që ka ndodhur, duke e krahasuar edhe me të kaluarën”, tha Sela./tvklan.mk/