Artin Spahiu është ndër personat e shumtë që ka reaguar pas publikimit të emrave nga VLEN dhe VMRO për ministra dhe postet nga eshalloni parë dhe i dytë.

Sipas Spahiut, këta persona që tash kanë nominuar veten për ministra, janë të njejtit që kërkonin reforma dhe rini në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Sipas Spahiut, ata u larguan nga BDI-ja me arsyetimn se rinisë nuk i jepet mundësia dhe në fund vet shkuan në postet ministrore.

Pyet se pse vetë shkuan në pozocioonet ministrore dhe nuk zgjodhën ata të rinj që i promovonin dikur në BDI?

Reagimi i plotë:

E kuptuat tani se ata që ishin dikurë BDI dhe po luftonin brenda BDI-së, deri në largim, për reforma dhe dhënie hapësirë të rinjve, se atë nuk e kanë pasur me sinqeritet? Pse ata që sot e kishin mundësinë që t’u japin hapësirë kuadrove të reja, nuk e bënë atë?
Pse vetë shkuan në pozocioonet ministrore dhe nuk zgjodhën ata të rinj që i promovonin dikur në BDI?
Gjithçka po del hapur.
E për çështjen e shqiptarëve as që e çajnë trapin, sepse gjithë çështjen shqiptare në qeveri ja kanë lënë Stoilkoviqit 🤮
Ngadalë do e kuptoni të gjithë se ky është koalicioni qeveritar i pengjeve!