BDI pas 16 vitesh do të jetë opozitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e zakonisht edhe dikasterin e Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive e kishte kjo parti. Tash pritet të zëvendësohet e ti prijë miku i presidentit serb, Ivan Stoiljovic, e i të gjithë presidentëve serbë në fakt, pasi sipas raporteve ai është ai aset i agjencisë serbe të inteligjencës BIA, transmeton Gazeta Metro.

Ivan Stoiljovic, kreu i Partisë Demokratike të Serbëve të Maqedonisë, u propozua se do të jetë në krye të kësaj ministrie në kabinetin që do t’i prijë Hristijan Mickoski i VMRO-DPMNE.

Një zhvillim ironik ky kur koalicioni opozitar shqiptar në Maqedoninë e Veriut, VLEN, mbështetet aktivisht nga Vetëvendosje në Prishtinë.

Stojilkovic njihet edhe si i afërt me presidentin serb Aleksandar Vucic, i cili që në janar kishte marrë pjesë në njëlloj tubimi elektoral në Shkup të partisë së tij në janar të 2024’së kur priteshin zgjedhjet në shtetin fqinj.Në atë akademi të Shën Savës i ishte drejtuar publikut edhe atëherë presidenti maqedonas Pendarovski por, që nuk u mbështet më pas nga Stoiljovic që ishte në koalicion parazgjedhor me VMRO-DPMNE e Hristijan Mickoski, duke iu bashkuar retorikës së tyre albanofobe e euroskeptike me entuziazëm.

Ai në median e pushtetit në Beograd, të njohur për qasjen ultranacionaliste serbe e pro-ruse, Novosti, kishte deklaruar me ngazëllim se “shqiptarët më nuk do na i qepin kostumet ne në Maqedoni” duke proklamuar përafrimin me Serbinë dhe theksuar ‘Ballkanin e Hapur si një alternativë e Bashkimit Europian madje.

Stoiljkovic aq larg kishte shkuar sa i kishte cilësuar ‘tradhtarë’ politikanët e partisë maqedonase LSDM që bashkëpunonin me shqiptarët.