Në seancën e sotme në Kuvend, Skender Rexhep Zejdi, kryetari i Partisë Populli dhe pjesë e Frontit Europian, ka shprehur shqetësimin se shteti po kthehet mbrapa, bazuar në tre dimensione: prishjen e ekuilibrit ndëretnik, majorizimin ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë, si dhe bllokimin e rrugës së anëtarësimit të vendit në BE.

Në këtë kontekst, sipas tij VMRO-ja ka kërkuar një partner te shqiptarët për të përmbushur kauzën e saj. Ai tha se Fronti ka legjitimitetin e shqiptarëve, romëve, turqve dhe boshnjakëve, duke u bazuar në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Ndërsa përfaqësimi i VLEN-it në këtë qeveri është i dobët, dhe me një zëvendëskryeministër që nuk mund ta mbrojë Marrëveshjen e Ohrit.

“Duke ndjekur programin qeveritar ne pamë vetëm një gjë që shteti po kthehet mbraba. Këtë e them duke u bazuar në tre dimensione, e para është prishja e ekuilibrit ndëretnik, e dyta është majorizimi ndaj shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë, dhe e treta është bllokimi i rrugës së anëtarsimit të vendit në BE.
Vmro-ja ka kërkuar një partner te shqiptarët që do t’i shërbejë kauzës së saj. Janë marrë vesh që VMRO-ja t’i bëjë PR-n e VLEN-it, u kanë ndihmuar që të marrin dhe vota. Më 8 maj Fronti Europian fitoi në 12 komuna, në krahasim me VLEN-in që fituan vetëm 6 komuna.
Fronti ka legjitimitetin e shqiptarëve, romëve, turqve dhe boshnjakëve, fornti i fitoi si zgjedhjet parlamentare dhe ato presidencialet. Legjitimiteti është kërkesë për tu pranuar indentiteti kombëtar i turqve, boshnjakëve, romëve, dhe shqiptarëve.
Sa i përket përfaqësimit të VLEN-it në këtë qeveri, asnjëher ska pasur përfaqësim më të dobët të shqiptarëve në vend, ju mund ta shikoni dhe zëvndëskryeministrin e vendosur, është një prorus i cili nuk mundet ta mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, duhet që të kërkojnë që ai të mos jetë zëvendëskryeminsitër.
Mesazhi i VMRO-së është i qartë se çdo herë ka pasur zëvendëskryeministra shqiptar ndërsa sot sollën një serb, me mesazhin se Maqedonia është e maqedonasve dhe e etnive tjera. Kërkesa dhe programi i VLEN-it nuk ekziston askund në programin qeveritar të VMRO-së
2, tha Zejdi./tvklan.mk