

Me të marrë detyrën e Ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari ka filluar të implementojë “hakmarrjen” për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga aid he për të gjithë ata që ndoshta në zgjedhje nuk e mbështetën politikisht.
Sipas një fotografie të cilën ka arritur ta sigurojë redaksia jonë, deri tek të gjitha klinikat shtetërore ka mbërritur një “e-mail” nga kabineti i Taravararit në të cilën kërkohet që të ndalen të gjitha procedurat e punësimit të personelit.
Por, në këtë kërkesë të dërguar nga kabineti, nuk ka as nënshkrim e as vulë të ministrisë të cilën Taravari përfaqëson. Sipas njohësve, kjo është vepër, anti-ligjore.
Vendimi tjetër hakmarrës është se që nga dita e parë, ministri Taravari ka kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve ekonomik të klinikave, prej të cilëve shumica janë shqiptarë.
Kërkesa për shkarkim të drejtorëve ka lindur si ide nga fushata e VMRO-së dhe Mickoskit. Pra, Taravari nga dita e parë fillon zbatimin e programit të VMRO-së.