Profesoresha univeristare, Arta Bilalli Zendeli, njëherit, ish deputete e Bashkimit Demokratik për Integrim, i ka reaguar Ministrit të Shëndetësisë Arben Tatavari
Reagimi i ish deputetes ka të bëjë me një deklaratë në të cilën, Taravari pranon se nuk e din himnin shqiptar (himnin e flamurit) të plotë dhe e din përafërsisht gjysmën, aq sa e din edhe atë maqedonas.
Bilalli Zendwli ka thënë se dashuria për himnin kombëtar dhe flamurin e gjuhën nuk mund të jetë e pjesshme.
“Dashuria për himnin kombëtar, flamurin kombëtar dhe gjuhën amtare nuk mund të jenë të pjesërishme. Ato ose i posedojmë dhe na “rrjedhin në vena” ose nuk i posedojmë fare!”, ka shkruar ish deputetja Zendeli.