Presidentja e re Gordana Siljanovska Dafkova dhe Qeveria e VMRO-VLEN-ZNAM, bëjnë gara mes vete se kush më shumë do t’i dëmtojë shqiptarët.
Heqja e shqiptarëve nga pozitat udhëheqëse është një sfidë në të cilën gara është e ngushtë mes ministrave të kësaj Qeverie dhe presidentes.
Pasi Taravari filloi procedurën për shkarkimin e drejtorëve shqiptarë nga dikasteret e shëndetësisë, Qeveria e ndoqi menjëherë me heqjen e balanserit, që sipas njohësve është gjithashtu në dëm të shqiptarëve.
Nuk përfudnoi këtu, pa shqiptarë për herë të parë nga 2001 do të mbetet edhe Agjencioni për Zbulim dhe Kundërzbulim (Agjencia e Intelegjencës), me të cilën ka udhëhequr Erolld Musliu.
Ky i fundit është shkarkuar nga presidentja Siljanovska dhe s’bashku me të është shkarkuar edhe zëvendës drejtoresha.
Por skandali është se për herë të parë nga 2001 në këtë institucion asnjë udhëheqës, as drejtori, as zëvendësi i tij, nuk do të jenë shqiptar.
Në vend të Musliut dhe zëvendëses së tij kanë ardhur, Gabriela Jakovleva dhe Ivana Stojanovska.