Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi ka reaguar përmew një statusi në Facebook, pas lajmeve se ka filluae faza e parë e shfuqizimit të balancuesit.

Sipas Ademit, lista e dytë e VMRO-s e quajtur VLEN, po e kryen detyrën e argatit siç duhet.

Shton se Qeveria mono-etnike po e zhbën Marrëshjen e Ohrit.

“Askush s’po pyet për nënçmim e tyre, është zgjedhja e tyre – ama nënçmimin e një kombi të tërë s’mund ta bejë as padroni i tyre, e lëre më argatët! Qeveria monoetnike po zhbën Marrëveshjen e Ohrit, zbret përfaqësimin e drejtë nga 29.5% në 25%”, ka shkruar Ademi