Bekim Berisha i punësuar në Entin Shtetërorë për Statistika ka reaguar pas konferencës së deputetes Merita Koxhaxhiku nga VLEN.

Ai ka thënë se njëjtë siҫ himnin e dijnë në gjysmë edhe punët tjera i dijnë në gjysmë, raporton indeks.mk

Thotë se krerët e VLEN nuk guxojnë të thonë se e dijnë himnin e plotë sepse kanë frikë nga Mickoski.

Duke komentuar konferencën e Koxhaxhikut, Berisha ka thënë se mundohen me lidh listën e KSHZ me të dhanat e ESHS!! KSHZ i ka listat e ndara sipas komunave e ESHS i ka të dhënat edhe sipas vendbanimeve.

Thotë se dyftyrsia më e madhe në këtë rast është se VLEN nuk ka pasur guximin të kërkojnë drejtorin e ESHS-së, por jo vetëm kaq, thotë se edhe pozita e zv.drejtorit do të shkojë tek “ZNAM:”.

Postimi i plotë:

Çeshtu kur ti dijsh punt n’gjysëm! Hymnin kombtar e dijn veq gjysëm (se nuk guxojn prej mickës me dijt komplet), tash dalin folin edhe mundohen me lidh listën e KSHZ me të dhanat e ESHS!! KSHZ i ka listat e ndara sipas komunave e ESHS i ka të dhënat edhe sipas vendbanimeve (përveq komunave)!!
Nejse, dyftyrsia ma e madhe e ktyne ktu osht se gjat periudhës të bisedimeve, disa njerëz të ktyne i kam lut, merreni drejtorinë e ESHS se nuk ka me pas regjistrim në mandatin e juj, edhe vmro-ja, lehtsisht mundet me e dhan! Kta leje që drejtorinë nuk guxun t’ja kërkojn, por sipas asaj që kam ndëgjuar nga bisedat e kolegëve, edhe vendi i zv. drejtorit do ti shkoje partisë “znam” dhe jo partisë shqiptare (ose në rastin e vlen-it, shqipfolëse)!!/indeks.mk/