Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar duke thënë se ka mjaftuar vetëm një deklaratë e liderit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, që të tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të VMRO-s, VMRO-VLEN, Taravari.

Ademi thotë se, BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend.

Thotë se BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për BASHKIM.

Shton se Ali Ahmeti nuk ka pasur oreks për pushtet asnjëherë, këtë e ka dëshmuar duke mos marrë asnjë funksion në ekzekutiv për dekada me radhë,

Reagimi i plotë:

Ka mjaftuar vetëm një deklaratë e liderit legjitim të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmetit, që të tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të VMRO-s, VMRO-VLEN, Taravari.

BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend.

BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për #BASHKIM e jo për vazalitet të shqiptarëve ndaj asnje force politike në vend, vazalë si sot që janë VLEN-i, turpi i politikës shqiptare.

Ali Ahmeti nuk ka pasur oreks për pushtet asnjëherë, këtë e ka dëshmuar duke mos marrë asnjë funksion në ekzekutiv për dekada me radhë, por duke i dhënë hapsirë kuadrove të rinjë. Dorëheqja kolektive e ekzekutivit të BDI-së gjatë mandatit të kaluarështë edhe një dëshmi shtesë, vetëm e vetëm VMRO të votonte ndryshimet kushtetuese.

Në pushtet Ali Ahmetin dhe BDI-në e kanë mbajtur votat e shqiptarëve, duke ngadhnjyer në çdo cikël zgjedhor, për dallim nga Kumbara i koalicionit VMRO-VLEN, i cili që nga viti 2017 shëtit herë në Qeveri e herë në Opozitë, pa i fituar zgjedhjet asnjëherë!