Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim nëpërmes një shkrimi në rrjetet soxiale ka ngushëlluar familjen Kadare dhe kombin shqiptar, për humbjen e shkrimtarit të madh, Ismail Kadare.

Kadarenë kreu i integristëve e ka cilësuar si gjeniun e letrave që sipas Ahmetit i dha botës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare perla të pashoqe.

Shkrimi i plotë:

Lajm i trishtë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë më të madh, Ismail Kadare.

Gjeniu i letrave që i dha botës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare perla të pashoqe, Kadare do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij që prekën zemrat dhe mendjet e miliona njerëzve.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kombit tonë.

Pusho në paqe mjeshtër!