Emërimin e Venko Filipçes në krye të LSDM-së, është pritur me reagim nga ana e analistit politik, Arsim Zekolli.

Sipas tij, me emerimin e Venko Filipce në krye te LSDM bie në ujë e tërë retorika mediale-politike-agjenture se kampanja kundër BDI ishte për krim-korupcion.

Thotë se emërtimi dhe pranimi i tij si lider LSDM vërteton se kampanja anti-BDI ishte thjesht anti-Shqiptare dhe shovene.

Reagimi i plotë:

Me emerimin e Venko Filipce ne krye te LSDM bie ne uje tere retorike mediale-politike-agjenture se kampanja kunder BDI ishte per krim-korupcion. Ne fakt, emertimi dhe pranimi i tij si lider LSDM verteton se kampanja anti-BDI ishte thjesht anti-Shqiptare dhe shovene.

Prandaj, kursesi nuk kuptoj pse zyrtaret BDI ende pranojne pjesemarrje neper media si Kanal 5, Telma, Sitel qe prijne per nga shovenizmi anti-Shqiptar, ose japin deklarata per Plusinfo, Fokus, Alfa etj.