
Jeton Shaqiri, ish ministër i Arsimit në RMV, ka reaguar pas lajmit për vdekjen e Ismail Kadaresë.
Sipas Shaqirit, Ismail Kadare ishte përfaqësuesi kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.
Shton se kjo është një humbje e madhe për të gjithë kombin.
“Vdekja e Kadaresë sot është humbje për të gjithë ne, por veprat e tij janë të përjetshme, do të lexohen deri në pafundësi”, ka shkruar Shaqiri.