Nënkryetarja e Aleancës për Shqiptarët dhe deputete e Frontit Europian ka lëshuar një reagim me shkrim dhe largimi nga puna e 18 shqiptarëve nga spitali i Toksikologjisë.
Dauti thotë se i kujton VLEN-it se brenda 24 orëve kanë bërë gjëra që shqiptarët i kthejnë në kohën e diferencimit, pra nē vitin ’90.
Për Taravarin, Dauti thotë se është ministër i fraksionit të VMRO.
Sipas Dautit, Këta (VLEN) vërtetë e kanë vendosur të na kthejnë në kohën e Rankoviçit
Reagimi i plotë:
Dje reagova për kthimin në vitin 1997 kur shqiptarët burgoseshin për flamur dhe ngrita dilemën se deri ku mund të shkojë servilizmi i vLEN? Nuk kaluan as 24 orë dhe ata na rikthyen në 1990, në kohën e diferencimit të shqiptarëve në Kosovë. Sot në vitin 2024, mu si atëherë, 18 shqpptarë janë përjashtuar nga Klinika për Toksikologji nga një drejtor maqedonas, i emëruar nga ministri i fraksionit të VMRO së-Arben Taravari.
Këta vërtetë e paskan vendosur të na kthejnë në kohën e Rankoviçit. Ky qenka veprimi dhe ndryshimi i tyre!?
– Ilire Dauti, Nënkryetare e ASH