Në urimin e tij drejtuar SHBA-ve me rastin e pavarësisë, kreu i BDI-sê, Ali Ahmeti përmes një statusi në “Facebook”, ka vlerësuar se në të gjitha fazat e zhvillimit demokratik dhe në të gjitha sfidat e rrugëtimit euroatlantik, vendi ynë ka patur gjithmonë mbështetjen e madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thotë se për RMV-në, fryma e demokracisë amerikane është dhe do të mbetet udhërrëfyes i hapërimit drejt.

“Sot kur aleatët tanë shënojnë 248 vjetorin e pavarësisë, shpreh mirënjohje për gjithë atë angazhim të sinqertë në shërbim të ardhmërisë sonë përparimtare, paqes dhe sigurisë vendore e rajonale. Për ne fryma e demokracisë amerikane është dhe do të mbetet udhërrëfyes i hapërimit drejt horizonteve të duhura të suksesit! Gëzuar 🇺🇸!”, ka shkruar Ahmeti.