
Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik organizon “Programi për përkujtimit të Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të 15 Korrikut”, në këtë program fokusi kryesor do të jetë “Demokracia dhe Bashkëpunimi në Rajonin e Ballkanit”.
Kjo ngjarje e rëndësishme do të zhvillohet më 10 korrik 2024 në orën 11:00 në Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik. 15 korriku, Dita e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar përkujton pengimin e përpjekjes për grusht shtet të vitit 2016 në Turqi, duke nderuar qëndrueshmërinë e popullit turk dhe angazhimin e tij ndaj demokracisë.