Bashkimi Demokratik për Integrim nesër në Gostivar do të zhvillojë mbledhjen e përgjithshme.

Mbledhja organizohet me kërkesë të kreut të integristëve, Ali Ahmeti.

Ajo do të mbahet në sallën e sportit Rinia në qytetin e Gostivarit në ora 19:00.

Sipas njoftimeve do të marrin pjesë të gjithë strukturat e BDI-së në nivel republikan, duke filluar nga Forumi Rinor e të gjitha strukturat tjera.