Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, dje në mbledhjen e përgjithsme që BDI-ja, mbajti në Gostivar, theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim po edhe Fronti Eutopjan janë të panënshtrueshëm në hapat që do të marrin për kthimin e legjitimitetit.

Ahmeti gjithashtu tha se grupi parlamentarë duhet të marri iniciativën për përpilimin e ligjit për veting të bartësve të funksioneve publike dhe politikanëve që është edhe premtim i BDI-së.

Pavarësisht punës që i pret përpara ai theksoi se do të jenë të epur deri sa ta arrijnë fitoren e plotë.

“Çdo fjalor i madh e i vogël e shpjegon të panënshtrueshëmin. Kemi qenë në beteja në luftë, në politikë dhe diplomaci, jemi të panënshtrueshëm edhe në hapat që do ti marrin për ta kthyer legjitimitetin. Grupi parlamentar të marë iniciativë dhe të ringrisi iniciativën për veting të politikanëve dhe ligjbërësve në të gjitha institucionet e shtetit. Para nesh ka shum punë por ne të panënshtrueshëm që kemi qenë, të pa epur do jemi deri në fitoren e plotë”, tha Ahmeti/ibdeks.mk/