Arrestimi dhe dërgimi në paraburgim ekstradues i Blerim Ramadanit ka ngjallur një sër reagimesh në Maqedoni.

Ndër të parët që ka reaguar është gazetari Adrian Kerimi.

Përmes “Facebook”, Kerimi ka thënë se një shtet anëtar i NATO-s siҫ është Maqedonia e Veriut po vepron mbi kërkesat e një shteti që është bombarduar nga NATO për krime lufte!

Shton se Maqedonia e Veriut e njeh pavarësinë e Kosovës, por zbaton juridiksionin e serbisë ndaj Republikës së Kosovës.

Pohon se Maqedonia e Veriut e çon në paraburgim shtetasin e Kosovës me kërkesë të një pale të tretë!

Reagimi i plotë:
Ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani dërgohet në paraburgim eksradues për 30 ditë. Shteti anëtar i NATO-s vepron mbi kërkesat e një shteti që është bombarduar nga NATO për krime lufte! Maqedonia e Veriut e njeh pavarësinë e Kosovës, por zbaton juridiksionin e serbisë ndaj Republikës së Kosovës. Juridikisht, Maqedonia e Veriut e çon në paraburgim shtetasin e Kosovës me kërkesë të një pale të tretë!