Sekretari shtetëror i Ministrisë së ekonomisë dhe punës, Hakim Suma, nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka njoftuar se së bashku me ministrin Fatmir Limani që të dy nga koalicioni VLEN, kanë marrë pjesë në 97-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze.

Suma vlerëson se Republika Popullore e Kinës është një bashkëpuntor i shkëlqyeshëm i vendit tone.

Përveҫ festës, për formimin e Ushtrisë, Suma dhe Limani janë përshëndetur dhe kanë bërë foto lamtumirëse me Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës H.E. ZHANG Zuo dhe zonjës YANG Yuanchun dhe Atasheut të Mbrojtjes Kolonel ZU Ning.

Njoftimi i plotë:
Isha i nderuar që me ftesë Ekselencës së Tij z. Zhang Zuo, Ambasador i RP të Kinës, në cilësin e Sekretarit shtetëror të Ministrisë së ekonomisë dhe punës, e si përfaqësues i saj, së bashku me Ministrin e politikës sociale, demografisë dhe rinisë z.Fatmir Limani, të marrë pjesë në koktelin e oragnizuar për rastin e 97-vjetorit të themelimit të Ushtrisë Popullore Çlirimtare Kineze dhe për lamtumirën e Ambasadorit të Republikës Popullore të Kinës H.E. ZHANG Zuo dhe zonjës YANG Yuanchun dhe Atasheut të Mbrojtjes Kolonel ZU Ning.
RP e Kinës është një bashkëpuntor i shkëlqyeshëm i vendit tonë, e kjo u veçua sidomos në ballafaqësimin me pandemin “COVID-19”.