Me nderime të larta shtetërore është varrosur polici serb Nikola Krsmanoviq (34) nga rrethina e Loznicës, i cili u vra të mërkurën në mbrëmje, teksa bashkë me kolegun e tij Vjekoslav I. (50) po kryenin kontroll të rregullt në pikën kufitare në Lipnički Šor, raporton kurir.rs, transmeton indeks.mk

Është motra e policit të ndjerë që ka reaguar përmes një postimi duke e quajtur “sokol” policin e vrarë.

“Sokoli im i dashur, sa i dashur je! A mund të shihni gjithçka nga qielli? Faleminderit djema të gjithëve” ishte mesazhi i shkruar nga motra

Sipas raportimeve të kurir.rs, policit të vrarë nga Hajrizi i është kushtuar edhe një këngë.

Mediat në Serbi kanë përshkruar edhe mënyrën se si ka ndodhur vrasja e policit nga ana e Hajrizit.

Njoftojnë se nga hetimet e kryera për ngjarjen është arrestuar shoferi Mithat Haxhiq, që ka drejtuar makinën “Mercedes” dhe ka transportuar Hajrizin nga Presheva në Lloznicë.

Kurir.rs shkruan se Haxhiq gjatë marrjes në pyetje nga policia ka deklaruar se “Hajrizaj i ka thënë të shkojë te Marko Markoviq, i cili është pronar i një hoteli në Bijeljina”. Ka shtuar se Hajrizi i ka mbetur borxh dhe është dashur ti paguajë 450 euro për atë udhëtim.

Raportimet nga mediat serbe thonë se Haxhiq nuk e ka njohur fare dhe nuk e ka ditur identitetin e Hajrizit.

Derisa po kërkonin Hajrizin, policia serbe ka kryer edhe dy arrestime.

Kurir.rs shkruan se gjatë asaj periudhe u arrestua “bosi” i drogës Zoran Radovanoviç dhe gruaja e tij Ivana, blogere me profesion që këshillonte nënat e tjera në rrjetet sociale se si të punonin dhe të fitonin para nga shtëpia.

Në fund mediat serbe bëjnë me dije se Hajrizi u vra në shpatet e Guçevës, 12 kilometra nga Lipnički Šor, ku më heret kishte vrarë dhe plagosur policët serb, raporton kurir.rs, transmeton indeks.mk

Gjithashtu kurir.rs njofton se Hajrizi nuk është dorëzuar deri në fund dhe u është përgjigjur me të shtëna policëve serb të cilët donin ta arrestonin.

Sipas njoftimeve, asnjë nga policët që kanë marrë pjesë në këtë aksion nuk është lënduar sepse siҫ njoftojnë mediat, kanë qenë të pajisur me anti-plumb dhe helmeta, raporton kurir.rs, transmeton indeks.mk