Shkruan: Naim Bajrami – ish ministër
Qeveria VMRO-vLEN çdo ditë po sjell ndryshime, në dëm të shqiptarëve, qytetarëve në përgjithësi dhe vetë shtetit. Drejrori i sanksioneve, i emëruar nga VMRO-DPMNE dhe mik i afërt i liderëve të koalicionit vLEN, ka pezulluar vuajtjen e dënimit për disa nga të dënuarit në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017, në mesin e tyre edhe Mitko Çavkov. Kjo ndodh në një kohë, kur zyrtarë të lartë qeveritarë vazhdimisht paralajmërojnë dhe po ekzekutojnë largimin e shqiptarëve nga administrata shtetërore, paralajmërojnë “ndryshime” në drejtësi përmes ndërhyrjes në Këshillin Gjyqësor, si dhe masa të tjera që cënojnë çdo të arritur të deritanishme për shqiptarët dhe qytetarët në përgjithësi.
Ndërkohë partitë shqiptare që humbën zgjedhjet e fundit parlamentare vazhdojnë që në heshtje të japin amin për çdo veprim të padronëve të tyre.