Ditëve të fundit po vërrehet një luftë brenda partnerëve të koalicionit VLEN, për të marrë anëtarët e njëri tjetrit. Ditë më parë doli lajmi se në Lëvizjen Besa, ka aderuar Doktor Asim Izairi, njeri i afërt i Taravarit dhe disa herë pretendent për ministër apo drejtor, gjatë hyrjes së ASH në Qeveri.
Menjëherë pas këtij lajmi, nuk vonoi shumë dhe Taravari publikoi një postim me disa qytetarë të Kumanovës që shkruan de i janë bashkangjitur atij. Por, siç mund të vërehet nga aktivitetet e personave në foto në të kaluarën, bëhet fjalë për anëtarë që deri tani kanë qenë në Lëvizjen Besa të Bilall Kasamit.
Situata duket edhe më interesante në Tetovë, ku Izet Mexhiti është lëshuar në gjueti dhe tanimë ka arritur që të merr anëtarë edhe nga grupi i Taravarit edhe nga Kasami.
E vetmja parti që ende nuk ka publikuar aderime e prurje të reja, as nga partnerët e koalicionit dhe as nga partitë e tjera, është Alternativa.