Kërcënimi me jetë i deputetëve të BDI-së nga ngjallur shumë reagime në opinion.

Ndër ata që kanë reaguar e e kanë gjykuar rastin është edhe Aleanca për Shqiptarët e udhëhequr nga Ziadin Sela të cilët bëjnë pjesë në koalicionin “Fronti Europian”, raporton indeks.mk

Nga ASH-ja thonë se kërcënimi me shkrim duhet të dënohet që të parandalohet dhuma në të ardhmen.

Sipas ASH-së, mesazhet e këtilla kërcënuese janë edhe nxitje e urrejtjes dhe dhunës, ndërsa paraqesin rrezik të drejtëpërdrejtë për jetën e deputetëve dhe të çdo qytetari

Reagimi i plotë:

“Të dënohet kërcënimi me shkrim, që të parandalohet dhuna në të ardhmen Dënojmë ashpër kërcënimet në adresë të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e RMV. Mesazhet e këtilla kërcënuese janë edhe nxitje e urrejtjes dhe dhunës, ndërsa paraqesin rrezik të drejtëpërdrejtë për jetën e deputetëve dhe të çdo qytetari në vend. Heshtja dhe mosndëshkimo i veprimeve të këtilla paraqet inkurajim për personat që kësaj radhe kanë guxuar të kërcënojnë me shkrim, ndërsa nesër mund të guxojnë edhe të veprojnë.

Relativizimi i kërcënimeve të këtilla le hapsirë për tu inkurajuar grupet kriminale dhe nacionaliste në vend. Një motiv shtesë për këto veprime paraqet edhe qasja nacionaliste e Qeverisë, gjuha e ashpër që ka filluar të përdoret ndaj shqiptarëve edhe nga eksponentë politik maqedonas dhe indiferenca totale e partive shqiptare në Qeveri të cilët as këtë rast nuk e shohin të udhës ta dënojnë dhe të veprojnë institucionalisht. Ftojmë organet e rendit që të zbardhin këtë rast, kërcënuesit të zbulohen dhe të sanksionohen dhe të dërgohet porosi që do të parandalojë dhunën sa është ende në fazën e retorikës verbale”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët/ indeks.mk/