Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri, ka reaguar ndaj deklaratës së Izet Mexhitit. Zeqiri i ka kujtuar Mexhitit se në vitin 2014 ata kundërshtonin një temë të ngjashme me atë që po diskutohet sot.

Ai gjithashtu ka deklaruar se Mexhiti është vetëm një derivat dhe vazhdimësi e BDI-së. Në këtë kontekst, Zeqiri ka theksuar dallimin e vetëm, duke thënë se ata tani janë grup i kapur nga VMRO-ja, Mickoski dhe Stoilkoviçi.

Statusi i plotë:

Izet Mexhiti reagimi ishte nga Aleanca për Shqiptarët e ti i përgjigjesh vetëvetes (BDI). Ti ke qenë në 2014 dhe ne për këtë temë të kundërshtojmë ty edhe sot, njëjtë si atëherë. Pastaj, ku e keni ndryshimin që trumbetuat??? Ju shkoj 100 ditëshi me arsyetimet “BDI I KA FAJET” Po e dëshmoni se ju jeni vetëm derivat dhe vazhdimësi e BDI-së, me një dallim të vetëm, ju tani grupi i kapur nga VMRO, Mickoski dhe Stoilkoviçi.
#OpozitaiKaFajet

 

https://www.facebook.com/share/p/wVtyUYJJw3YfsswQ/?mibextid=qtnXGe