
Pas lajmit të plasuar në indkes.mk lidhur me anashkalimin e komunave shqiptare nga Ministria e Sportit e udhëhequr nga Borko Ristovski, ish portieri i Vardarit dhe mbështetës publik i tifozëve, famkeq, “Komiti” dhe heshtjes së VLEN-it dhe zëvendës ministres Safie Sadiki Shaini, ka reaguar ish deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Artina Qazimi.
Duke numëruar projektet që ka realizuar në komunat me shumicë maqedonase, Qazimi ka vlerësuar se Ristovski, nuk i bën hesap shqiptarët e as partnerët e koalicionit.
Sipas Qazimit, Ristovski ka përpiluar programin vjetorë për investime dhe të gjitha projektet që janë përgatitur janë për vendbanimet maqedonase dhe zero investime për komunat shqiptare.
“Cili do të jetë tani roli i zëvendës ministres, Safije Sadiku, e cila u zgjodh pasi gjithçka jo vetëm që u vendos, por edhe tanimë ka filluar të realizohet. Ndër projektet e para që ka fillur Ristevski është hedhja hedhja e gurëthemelit për ndërtimin e sallës sportive Leskoec të Ohrit. Projekte tjeta janë, rinovimi i sallës së sportit në Rasadnik, hapja e Qendrës sportive në Kisella Vodë, Nisja e punimeve për rinovimin e Sallës sportive Tutunski në Prilep dhe ndërtimi i Pishinës së Kavadarcit. Ristovski do të vazhdoje edhe me projekte të tjera të parapara në programin vjetor dhe buxhet, ndërsa partitë shqiptare pa legjimitet në Qeveri vazhdojnë të heshtin”, ka nënvizuar Qazimi, njofton indeks.mk.