
Mbi 17.500 euro u ka kushtuar qytetarëve vizita e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi dhe kabinetit të tij, vizita në Uashington, udhëtim ky të cilin Gashi nuk e shfytëzoi të takonte përfaqësuesit zyrtarë të NATO-s, por kishte një takim me një organizatë jo-qeveritare.
Portali infomax.mk ka publikuar informacione dhe dokumente ekskluzive për atë se për çfarë dhe si ka shpenzuar kryetari i Kuvendit Afrim Gashi dhe anëtarët e delegacionit parlamentar.
Delegacioni numëronte gjithsej gjashtë persona.
1. Janë përdorur bileta avioni nga kompanitë “Turkish Airlines” dhe “Austrian Airlines”, të gjitha biletat janë të klasit ekonomik.
2. Delegacioni udhëhiqej nga Afrim Gashi dhe Mile Talevski si zëvendës kryesues i delegacionit.
3. Të gjithë u akomoduan në Residence Inn Ëashington Doëntoën Convention Center Square 369/Hotel.
Për udhëtimin zyrtar, sipas faturave zyrtare të dorëzuara, anëtarët e delegacionit janë paguar mëditje në vlerë të përgjithshme prej 1455 dollarë, ndërsa sipas faturave të dorëzuara janë paguar 617 dollarë për shpenzime të udhëtimit dhe 368 dollarë për shpenzime dytësore.