Drejtori i Ansamblit të këngëve dhe valleve shqipe në RMV, përmes një statusi në “facebook”, ka zbuluar se si zëvendës ministri i Kulturës brenda tre dite ka ndryshuar qëndrim lidhur me fatin e artistëve të cilët kanë ngelur në rrugë, pa kontrata e pa vendime pune.

Sipas drejtorit Tolaj, audicionin dhe konkursin nuk e bëni ju- zëvendësministër por institucioni- ansambël!

Shton se nuk janë “ata punëtorët” numra siç i quani, por artistë!

Reagimi i plotë:

Me artistët e ansamblit për vendime pune të përhershme
Për 3 ditë dy deklarata që bien në kundërshtim të plotë dhe manipulohen artistët
E para audicionin dhe konkursin nuk e bëni ju- zëvendësministër por institucioni- ansambël! E dyta nuk janë “ata punëtorët” numra siç i quani, por artistë!
Dëgjojeni se si brenda tre ditësh ka dy deklarata të ndryshme: me datë 3 gusht në Alsat thotë do të sigurojmë vendime të përhershme pune dhe fajtori ishte drejtori kurse me 6 gusht në TV 21, thotë ju ka skaduar kontrata, duhet konkurs dhe audicion çdo pesë vjet- siç u kemi thënë vazhdimisht sipas ligjit.
Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra! Pesë vjet në ansambël kurrë nuk iu kemi gënjyer dhe për këtë jemi krenarë si administratë! Zëvendësministri i kulturës për tre ditë bën “cirk mediatik” në kurriz të artistëve!
Po bindemi të gjithë se më mirë bërtimë ndonjëherë për punë dhe përkushtim maksimal për sukses që të falë krenari sesa gënjeshtra, manipulim dhe lojë me fatet e njerëzve!