“Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, pa legjitimitet nga votuesit, si vazal të VMRO-së, në rolin e vazalit dhe nënvlerësuesit të shqiptarëve, ia dorëzuan Marrëveshjen e Ohrit putinistit Ivan Stoilkoviq, ashtu siç i dorëzuan shqiptarët te Vuçiqi dhe Putini.

Rrjedhimisht, kjo Qeveri monoetnike nuk ka legjitimitet të organizojë përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Gjithashtu edhe mjetet për shënimin e përvjetorit për Marrëveshjen e Ohrit, Stoilkoviçi dhe kjo Qeveri monoetnike i ka zvogluar, siç i ka zvogëluar për shënimin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe” – shkruan Arbër Ademi.