Ish ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka reaguar pas ndrrimit të kuadrove drejtuese të spitalit të Strugës nga ana e Qevrrisë.

Sipas Shaqirit, ndrrimi nga një drejtues shqiptar në maqedon shënon kthesë të rëndësishme në dëm të shqiptarëve sepse thotë se shqiptarët kanë drejtuar me të njejtin për më shumë se 20 vite.

Pohon se kjo është një tjetër humbje dhe se ky pushtet me VMRO-në dhe ata që u legjitimuam nga VMRO-ja, vazhdon ti delegjitimoj çdo ditē e më shumē shqiptarët.

Reagimi i plotë:

Ndërrimi i kuadrove drejtuese nga shqiptarë në maqedonas në Spitalin e Strugës shënon një kthesë të rëndësishme në politikën lokale, një proces që ka ndodhur për herë të parë pas 20 vitesh udhëheqjeje shqiptare.

Drejtorët si Mentori, Asimi, Rexhepi, Muhameti dhe së fundmi dr.Armend Arsllani kanë udhëhequr me sukses këtë institucion.

Megjithatë, nga sot, drejtimin e spitalit do ta marrë Vladimir Bunçeski.

Ky ndryshim përbën një tjetër humbje për shqiptarët e Strugës, të cilët ndihen gjithnjë e më shumë të de-legjitimuar nga ata që u legjitimuan nga VMRO-ja.

Shqiptarët çdo ditë e më shumë po shtypen nga ata që gjatë gjithë këtyre muajve thërrisnin për ndryshim dhe që premtonin se ky ndryshim do të vinte për mirë.

Sot, Struganët pyesin: A ja vlen Vladimir Bunçeski?

Koalicioni VLEN, me këto veprime, tregon fuqinë dhe dijeninë e tij për politikëbërje, duke dëshmuar se çdo lëvizje është e mirë menduar dhe e mir analizuar për të joshur sa më shum padronët e tyre të VMRO-së.