Gëzimin e plotë të kuqezinjëve nuk e lejuan forcat e rendit (policia), të cilët kërkuan largimin e flamurit kombëtar shqiptar nga tribuna ku ishin vendosur tifozët tanë, pas çka “Ballistët” vendosën të braktisin stadiumin pas vetëm 30-të minutave lojë. Protesta jonë nuk dha rezultat pasi delegati i ndeshjes nuk kërkoi në asnjë moment heqjen e flamurit dhe e gjitha ishte në regji të Sektorit për Punë të Brendshme të Strumicës