Problemi me ritet me zë të lartë në objektet fetare në Shkup nuk është i ri. Zhurmat e forta që vijnë nga disa prej xhamive të kryeqytetit janë një problem që është ngritur sërish nga një përdorues i Twitter-it.
“Në qendër të kryeqytetit të një shteti laik, me një popullsi kryesisht ortodokse, një xhami mund të dëgjohet duke kërcitur”, thotë një qytetar nê twiter.
“Është koha që të gjithë ne të paraqesim ankesa tek Avokati i Popullit, kjo është shkelje klasike e rendit dhe qetësisë publike. Nuk kam asgjë kundër besimit, por altoparlantët dhe amplifikatorët nuk kanë lidhje me besimin apo fenë, ndaj të paktën duhet një marrëveshje njerëzore të paktën në orën 4:35 të mëngjesit për të mos kënduar në altoparlantë! – reagon një tjetër shkupjan me kombësi maqedonase.