Në çdo sferë dhe për çdo gjë komuna e Gostivarit është zhytyr në borxhe. Për tre vite borxhi i komunës për shkollat dhe çerdhet është katërfishuar duke arritur vlerën në mbi 80 milion denarë apo mbi 130 mijë euro.
“Nga 21 milion denarë në 81 milion në 3 vitet e fundit rritet borxhi i Komunës së Gostivar për shkollat dhe çerdhet. Informatat janë të publukuara nga vet Komuna e Gostivarit”, shprehet kryetari i degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi.
Komuna e Gostivarit është zhytur në borxhe të thella. Mbi 11 milion euro llogaritet borxhi publik i komunës pa llogaritur borxhet e institucineve të tjera në mvarshmëri të Pushtetit Lokal në Gostivar. Duke e parë gjendjen e krijuar me borxhet publike dhe duke mos bërë asnjë investim kapital, turisti Arben Taravari keqpërdori masivisht besim e qytetarëve duke lënë pas vetes një komunë jofunksionale dhe me llogari të bllokuar bankare, thonë nga dega e BDI në Gostivar.