Lideri i BDI-së dhe ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ali Ahmeti, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi familjes Vishi për ndarjen nga jeta të veprimtarit të LPK-së, Smajl Vishi.

Në letrën e tij, kreut të BDI-së shkroi se Smajl Vishi se Kosovën e deshi shumë dhe punoi tërë jetën për të, ku Baci Smajl ishte veprimtar i hershëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, atdhetar i dalluar nga familje patriotike.

“U mërzita për Smajl Vishin nga Dubrava e Kaçanikut, veprimtar i hershëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, atdhetar i dalluar nga familje patriotike, i cili paska ndëruar jetë sot në moshën 78 vjeçare.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës të cilën e deshi shumë dhe punoi tërë jetën për të.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë miqve e dashamirëve të bacit Smajl.”
May be an image of 1 person