
Skandalet e koalicionit VLEN nuk kanë të ndalur. Sot jemi dëshmitarë se largimi i të punësuarve shqiptarë nga puna është bërë rregull për çdo funksionarë nga radhët e VLEN-it dhe VMRO- së.
Shteti ka para për maqedonasit, nuk ka për shqiptarët.
Sipas të dhënave nga hulumtimi i organizatës civile, për më pak se 3 muaj janë larguar më tepër se 295 shqiptar nga puna dhe janë zavendsuar me punjonjës maqedon. Lista e disa institucioneve që kanë larguar nga puna të punësuarit shqiptarë:
-Rreth 60 punjonjës shqiptarë Te Pyjet e Maqedonisë largohen nga puna dhe mbeten në rrugë.
-Rreth 30 punjonjës shqiptarë në Fondin për Inovacion largohen nga puna dhe mbeten në rrugë.
Gjithashtu hakmarrja politike dhe largimi i shqiptarëve nga puna në sektorin shëndetësorë me ministër Z.Taravari vazhdon, edhe pse nevoja për infermiere dhe personel mjekësorë ka në pothuajse çdo spital shtetërorë.
-Drejtori i VLEN-it Sedat Zulbeari , me diplomë të falsifikuar posa ka marrë mandatin ka larguar nga puna 19 shqiptarë të punësuar.
-Drejtori i ri i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev largoi 18 të punësuar shqiptarë me pretekstin se nuk ka buxhet për ti vazhduar kontratat, e ditën e ardhshme punësohen 15 maqedonas.
-Në klinikën e Biokimisë: Largohen nga puna 7 shqiptarë me pretekstin se nuk ka buxhet për ti vazhduar kontratat, e ditën e ardhshme punësohen 6 maqedonas.
-Drejtori maqedonas i Kirurgjisë Torakale i emruar nga ana e ministrit Arben Taravari ka larguar nga puna tre motra medicinale të cilët kanë qenë të kontraktuar nga spitali.