Ka reaguar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi lidhur me miratimin e rendit të ditës ku bën pjesë edhe Ligji për branitellat, të cilën e mundësuan duke i bërë kuorum deputetët e VLEN-it.

Ja reagimi i Arbër Ademit

“U miratua rendi i ditës me pikën për branitellat. VLEN ua bëri kuorumin për miratimin e rendit të ditës, duke qëndruar në sallë. Çfarë turpi!

– I zvogëluan shqiptarët te balancuesi nga 29,5% në 24,3%
– Ua hoqën flamurin kombëtar
– Gjuhën shqipe po e mohojnë në Kushtetuese
– Tash branitellat

Bravo ju qoftë!”