Deputet e VLEN-it sot kanë dështuar në bllokimin e pr/ligjit të për avancimin e të drejtave të “branitelave”.
Përkundrazi deputetët e VLEN-it, pa rezistuar fare kanë mundësuar edhe kuorumin për ta miratuar rendin e ditës ku është paraparë edhe miratimi i këtij ligji.
Deputetët që me prezencën e tyre në sallë mundësuan kuorum janë:
Feride Haxhiu, Merita Koxhaxhiku, Bekim Sali dhe Afrim Gashi.
Koordinatori i deputetëve të Frontit Europian, Blerim Bexheti fillimisht ka kërkuar një orë pauzë për të pamundësuar miratimin e këtij ligji, derisa rezistencq në formë procedurale e deputetëve të Frontit Europian po vazhdon.