Sipas rregullores për punë të Kuvendit, neni 126, paragrafi 3, Kryetari i Kuvendit obligohet ta thirrë seancë e komisionit parlamentar nëse kryetari i komisionit refuzon ta bëjë atë.

Ilire Dauti nga Fronti Europian, kryetare e komisionit për punë sociale, deklaroi publikisht se nuk do ta thëreas komisionin për ta kaluar ligjin për branitella.

Ndryshe, Kuvendi para pak minutash ka njoftuar se kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi nuk do ta thërrasë Komisionin për punë sociale, demografi dhe rini, për të shqyrtuar ligjin për “branitellat”.

“Ju njoftojmë se kryetari i Kuvendit sipas rregullores nuk mund ta thërrasë seancën e komisioni në fjakë, sepse e njëjta tashmë është thirr dhe mbajtur sot në ora 11:00 nga ana e kryetares së Komisionit”, thanë nga Kuvendi.