Deputetët e VLEN-it kanë dështuar në bllokimin e pr/ligjit për avancimin e të drejtave të “branitelave”.

Përkundrazi deputetët e VLEN-it, gjegjësisht deputetë të LD-së dhe Alternativës, kanë mundësuar kuorumin për ta miratuar rendin e ditës ku është paraparë edhe miratimi i këtij ligji.

Gjithashtu, shtohen dyshimet se kush iu bëri presion deputetëve të VLEN-it, për të vepruar edhe në këtë çështje kaq të ndjeshme në një vijë me VMRO-në dhe ZNAM-it!

A po dëshmohet tanimë edhe në praktikë se shumica e deputetëve janë peng dhe nën kontrollin e VMRO-s.