Me ndarjen e pozitave në Sektorin e Punëve të Brendshme në Kumanovë koalicionit VLEN i ka takuar pozita e zëvendës kryeshefit në këtë sektor. Aktivistat e VLEN-it e kanë pritur me gëzim këtë ndarje të “kulaqit”, por gëzimi nuk ka zgjatur shumë kur kanë kuptuar se kjo pozitë do ti jepet Iljasa Zekirit një kuadri policor që deri dje ka qenë kundërshtar i VLEN-it.
Ai përmendet si njeri i afërt i Oliver Iliievskit të LSDM-s, e për këtë poaedojnë edhe fotografi si argument. Prandaj edhe revoluta kunder tij është e madhe te strukturat e VLEN-it në Kumanovë, të cilat kërkojnë të tërhiqet dhe të zëvendësohet me kandidat tjetër.
Për shkak se ka qenë aktivist i LSDM-s, kundër emërimit të Zekirit eshtë edhe VMRO-DPMNE në Kumanovë.