Dushko Pavllovski, personi që dyshohet se në qeverisjen e Arben Taravarit u bë milioner dhe pronar ndërtesash shumëkatëshe?

 

Dushko Pavllovski ditëvë të fundit u bë personi më i përmendur në Gostivar. Veprimet e tij ekstemiste në komunën e Vrapçishtit, hapën kutinë e Pandorës. Në opinion u shfaqën dukumente që Pavllovskin e nxorrën një nga fituesit më të mëdhenj të tendereve në komunën e Gostivarit që gati dy mandate drentohet nga binomi Arben Taravari dhe Valbon Limani.

 

Nisur nga faktet e publikuara në opinion, drejtuesve të pushtetit lokal në Gostivar u adresihen dhjetë pyetje pubilike me qëllim që opinioni i gjerë të ketë mundësi të mëson të vërtetën për milionerin e qeverisjes së binomit Taravari-Limani.

 

1. Me çfarë kontrate personi në fjalë i ka shfrytëzuar hapësirat e ish komunës së Vërtokut për qëllime private?

 

2. Sa ka qenë vlera e tenderit që fitoi Dushko Pavllovski për ndërtimin e kiosqeve te shetitorja e lumit Vardar?

 

3. Si u privatizua toka shtetërore dhe me sa mjete u ble hapësira përpara Internatit në Gostivar, ku personi në fjalë ndërtoi objekt banesor?

 

4. Me çfarë vlere iu shit toka shtetëror prej 5.000 metra katrorë Dushko Pavlovskit?

 

5. Sa është vlera e tendereve që personi në fjalë i fitoi nga komuna e Gostivarit për trarët elektrik në banesat e vjetra kolektive në qytetin e Gostivarit?

 

6. Kush është ortaku i Dushko Pavllovskit i cili është punonjës i komunës së Gostivarit?

 

7. Sa vjet personi në fjalë fitoi tenderin për ngjyrat e sinjalizikit horizontal. Sa vjet janë marrë mjetet financiare dhe furnizimi nuk është bërë?

 

8. A është e vërtetë që Dushko Pavllovski e ka marrë ngjyrën në NP Komunalec pa kompensim dhe ia ka shitur pastaj komunës së Gostivarit?

 

9. A janë tenderët e Dushko Pavllovskit shkaku kryesor i zhytjes së komunës së Gostivarit në borxhe milionëshë?

 

10. Për fund. Cili është raporti i Arben Taravarit dhe Valbon Limanit me Dushko Pavllovskin që për shtatë vite qeverisje e shndërruan në milioner dhe pronar të dy ndërtesave shumëkatëshe në pjesën qendrore të qytetit?

 

Përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve Arben Taravari dhe Valbon Limani ua kanë borxh qytetarëve të Gostivarit. Janë dy mandate që ua besuan qytetarët, dhe janë taksat e tyre që mbushin buxhetin e komunës. Nëse dyshja që komunën e Gostivarit e zhyti në borxhe dhe në gjendje kaotike në të gjitha aspektet, nuk do të jenë transparent dhe nuk do të përgjigjen në çdonjërën pyetje, opinioni do ta ketë të qartë që klika e Arben Taravarit jo vetëm që keqpërdori besimin dhe paratë e qytetarëve të Gostivarit, por krijuan edhe përbindsha antishqiptarë që sot dhe në të ardhemn do të u’a shohim sherrin, siç ishte rasti në Toplicë të komunës së Vrapçishtit