Artin Spahiu, me një postim në Facebook, ka reaguar kundër Bujare Abazit nga Vlen, e cila akuzoi një kompani shqiptare që ka marrë tenderë publik në institucione të shtetit në vlera prej 30-45.000€.

 

Sipas Spahiut, ky veprim është kryekëput shërbim ndaj oligarkëve serb dhe maqedonas për të anatemuar dhe dekurajuar ndërmarrësit shqiptar që të aplikojnë për punë publike.

 

“Bujares, një nënë dhe grua, nuk i ka hije të bëjë zëdhënësin e oligarkëve serbo-maqedonas kundër kompanive në pronësi shqiptare, gjersa në Gostivar i jep tendera Pavlevskit kryetari i saj.

 

Del dhe akuzon ndërmarrës shqiptar për një tender 47.000€, pa dhënë asnjë fakt të vetëm për keqpërdorim, por vetëm për tia bë zëdhënesin monopolit serb për ta anatemuar si kriminel çdo shqiptar që ka marrë punë nga shteti. Mjerim dhe turp!

 

E hoqën gjuhën, flamurin, balanserin, përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, turpëruan shqiptarët, UÇKnë, Kosovën e Shqipërinë, tash po përndjekin edhe biznesin shqiptar pët ta rrumbullakësuar shërbimin e plotë ndaj VMROsë dhe për ti bërë shqiptarët qytetarë të rendit të dytë.” shkruan Spahiu